Refuzimi i takimit me Ramën/ Hila: Kurtit nuk i ka mbetur shumë kohë, ta shohë si aleat. Lubonja: Mirë ia ka bërë, u tregua diplomat

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë ditën e sotme dhe takimet që ky i fundit ka zhvilluar.

Ai u shpreh se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk i ka mbetur shumë kohë pasi sanksionet e BE-së kanë nisur, ndërsa shtoi se kreut të qeverisë së Kosovës nuk i kanë mbetur shumë bashkëbisedues.

Sipas tij Rama është një ndër ta dhe se Kurti duhet ta ketë si aleat për bashkëbisedimet e ardhshme, por shtoi se ky i fundit nuk ka çfarë bën nëse Kurti nuk pranon të takohen.

Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja është shprehur se Kosova është një shtet i pavarur dhe që nuk mund të marrë urdhra nga Tirana zyrtare, përveçse të këshillohet.

Sa i përket shmangies së takimit me Ramën nga ana e Kurtit, ai u shpreh se “ai ia ka bërë mirë” dhe se është treguar diplomat duke dërguar zyrtarët e tjerë të takohen me të.

Pjesë nga biseda:

Hila:

Kurtit nuk i ka mbetur shumë kohë. BE ka nisur sanksionet. Clinton ishte një tentativë e fundit. Më duket fodulle nga ana e Kurtit mos marrja parasysh e thirrjes së Clinton. Nuk e di me kë do i zgjidhi problemet Kurti, por ai është në një konflikt të ngrirë që historia ka treguar se ose duhet paqe me minorancat ose nuk ia del dot.

Kurtit nuk i kanë mbetur shumë bashkëbisedues dhe Rama është një ndër ta. Rama nuk ka çfarë i bën nëse ai nuk pranon të takohen kokë më kokë. Dobësia e Kosovës qëndron se e sheh Tiranën si një entitet më vete, ndërsa serbët janë të fortë se marrin komandë nga Beogradi si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje. Nuk do marrë komandë nga Rama, por do bashkëbisedojnë me shtetin amë.

Kurti do bashkëbisedojë me serbët, pavarësisht asaj që thotë. E mira është të ketë një aleat si Rama për bashkëbisedimet e ardhshme.

Lubonja:

Unë jam me logjikën se Kosova është një shtet i pavarur dhe se Shqipëria nuk është një shtet amë, por një shtet me të cilin ndjehet afër. Kushtetuta jonë e ka ndjeshmërinë ndaj Kosovës në radhë të parë. Shqiptarët e Kosovës duhet t’i respektojmë dhe jo t’i drejtojmë ne. Rasti konkret është gabim i hapur.

Unë nuk e shoh fare Shqipërinë si modeli i Kosovës, por Kosovën e Kurtit e shoh si shpresë të triumfit të një modeli qeverisës shqiptar të kundërt me atë në Shqipëri. Kurtin e dua kundërshtar të Ramës në thelb lidhur edhe me këtë. Për mua ky konflikt është mes modeleve që përfaqësojnë Rama dhe Kurti. Kurti e ka kuptuar se dikush po punon për ta eliminuar nga pushteti. Jo vetëm që ia ka bërë mirë, por është treguar dhe shumë diplomat që e ka takuar me zyrtarët e tjerë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×