Hapen regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të 10-ta, vazhdojnë deri më 20 korrik

Në portalin e-Albania ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Evis Kushi deklaroi sot se regjistrimet do të vazhdojnë deri më 20 Korrik.

Në një postim në rrjete sociale, Kushi shprehet se “formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike”.

Ministrja u uron suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor.

Kushi Fb
Kushi Fb

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×