VIDEO/ Kampionati “5×5”, Prestige kualifikohet në finale me një fitore bindëse

Prestige është kualifikuar në finalen e Kampionatit Kombëtar “5×5”, kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që po zhvillon edicionin e tij të tretë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Eldiano Topi ka bërë një ndeshje perfekte në gjysmëfinale kundër ekipit rrogozhinas, Genius, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Prestige, tashmë do të masë forcat për trofeun me ekipin Art Inox. Këta të fundit në gjysmëfinalen tjetër mundën me rezultatin 5-1 skuadrën Kismeti, në derbin e ekipeve që vinin nga Zona e Durrësit.

Kështu Prestige bën një hap të rëndësishëm, duke i shkuar deri në fund një prej objektivave më të rëndësishëm sezonalë. Aldo Branica në pjesën e parë dhe Rapo në të dytën ishin protagonistët e golave për Prestige. Një takim i vlerësuar dhe i përgatitur në mënyrën më të mirë në të dyja fazat nga Prestige, si mbrojtje, duke mos i dhënë thuajse asnjë shans rivalëve, gjithashtu edhe në sulm me aksione të shpejta dhe me lëvizshmëri të lartë të lojtarëve.

Whatsapp Image 2023 07 06 At 21.47.13 1
Whatsapp Image 2023 07 06 At 21.47.13 1

SFIDA – Ndeshja startoi më ritëm të lartë nga të dyja ekipet, të cilat që në fillim zhvilluan një lojë sulmuese. Por me kalimin e minutave, Prestige nisi ta diktojë lojën, ndërsa Genius tentonte kryesisht të dilte përpara me anë të topave të gjatë. Për Prestige provojnë me radhë Hysko, Ademi, Limani, i cili ndalet nga shtylla si dhe Hysenbelliu. Ndërsa për ekipin rrogozhinas më i mirë në fushë është portieri Tabaku, me një seri pritjesh vendimtare. Por ekuilibrat do të prisheshin në minutën e 17-të, teksa pas një këndoreje, Aldo Branica përfiton më së miri nga një pasiguri në mbrojtjen kundërshtare dhe nga një distancë e afërt tund rrjetën, duke kaluar në avantazh Prestige.

Me shifrat 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes. Prestige e fillon vrullshëm edhe fraksionin e dytë, teksa gjen menjëherë epërsinë e dyfishtë. Një gol që vjen pas një skeme mjaft të bukur nga këndorja që në minutën e parë. Hysko dërgon një top në qendër të zonës, me Rapon që lirohet më së miri për të fiksuar shifrat 2-0. Ndonëse në avantazh të dy golave Prestige vijon të sulmojë dhe krijon raste të shumta, por portieri i skuadrës rrogozhinase bën një seri pritjesh duke mos lejuar që rezultati të thellohej edhe më shumë.

Kështu gjithçka mbyllet me fitoren e pastër të Prestige, që e sheh veten në një tjetër finale, duke u konfirmuar si një prej skuadrave më të organizuara dhe më të suksesshme të kompeticioneve të minifutbollit në Shqipëri.

Finalja do të luhet të dielën në orën 21:30 ndaj Art Inox.

PRESTIGE – GENIUS 2-0

GOLAT: A.Branica 17’, Rapo 26’

FORMACIONET ZYRTARE

PRESTIGE: Xhaferi, Hysko, Hysenbelliu, A.Branica, Ademi, K.Branica/ Limani, Rapo, Vasha, Biba, Shini. Trajner: Eldiano Topi

GENIUS: Tabaku, Sheshi, Tosku, Pici, Aliu, Petriti/ Bicerri, Kasa.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×