Parlamenti vendos sot për arrestimin e ish-zv.kryeministrit/ Berisha propozon: Në mungesë të Ahmetajt, bossi i tij Edi Rama t’i përgjigjet pyetjeve

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka propozuar sot në seancë që në mungesë të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama t’i përgjigjet pyetjeve.

Në seancën e posaçme, ku parlamenti pritet të vendosë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, Berisha tha se ai duhet të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë dhe të qytetarëve.

“Në mungesë, për shkak të arratisë së zëvendës kryeministrit i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të parlamentit, të drejtësisë, të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij Edi Rama”, tha Berisha.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×