“S’kanë burime, nuk marrin as kredi”, deputeti i PD dyshime për kullën pas TKOB: Shumica e kompanive ndërtuese s’kanë kapacitete financiare

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me ndërtimin e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit duke thënë se ka ngritur shqetësimin për ndërtimet e tilla në prill të këtij viti.

Sula u shpreh se në parlament ka treguar se shumica e kompanive që marrin lejet e ndërtimit nuk kanë burim financiar për të realizuar këto ndërtime, ndërsa shumica nuk kanë marrë as kredi në bankat e nivelit të dytë.

Ai shtoi se SPAK duhet të inkurajohet bazuar në këto fakte për të ndjekur paratë për të shkuar në themelin e problemit dhe për të shpëtuar hapësirat publike nga betoni.

Postimi i plotë:

Dy nga rreziqet qe i kanosin Shqipërisë kullat prej betoni dhe çeliku.
📍Më 13 prill të këtij viti kur kulla gjigande që do ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit ishte në fazë projekti, në Parlament ngrija shqetësimin për rrezikun; miliona metër katrorë leje ndërtimi për 10 kompani. Shumica prej tyre nuk kanë burim financiar për të realizuar këto ndërtime. Edhe më keq akoma, shumica prej tyre nuk kanë marrë as kredi në bankat e nivelit të dytë.
“Ndiq Paranë”, kjo është ajo që këshillohet për ti shkuar në fund paligjshmërisë.
📍Zhurma e momentit tani kur çdo gjë është bërë fakt dhe lulishtja ku do ndërtohet kulla është rrethuar mund të jetë pak populiste, por ajo nuk u zgjidh problemet.
📍Ndaj që të shpëtojmë edhe hapsiarat e gjelbërta të parqeve dhe lulishteve të Tiranës dhe Shqipërisë duhet të shkojmë pak më në brendësi të problemit.
A kanë kapacitete financiare kompanitë e mëdha në Shqipëri për të ndërtuar kulla me vlerë deri në 200 milionë euro?! Nëse nuk kanë, a kanë marrë kredi për financimin e projektit? Nëse edhe këtë element nuk e kanë ezauruar (që siç qarkullojnë informacionet, nuk e kanë ezauruar), atëherë nga i gjejnë paratë?
📍Këtu duhet të inkurajojmë SPAK dhe ta mbështesim që të ndjekë paratë. Vëtëm kështu i shkohet në themel problemit dhe shpëtojmë edhe hapsirat publike nga betoni por edhe dalim nga lista gri e moneyval që na konsideron si “parajsë e pastrimit të parave”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×