VIDEO/ Dalin pamjet e rënda, viktima e qëllon me grusht i pari djalin e anëtares së KLP-së, Rei Meta i kthehet dhe e dhunon për vdekje  

Dalin pamjet e rënda nga sherri në Vlorë, ku djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seitu (Meta), la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau.

Nga pamjet e siguruara për nga gazetari Enrik Mehmeti, shihet Rei Meta dhe Armando Meshau duke debatuar fillimisht me fjalë.

Më pas Meshau ngrihet nga karrigia dhe e qëllon me grusht 33-vjeçarin, ndërsa ky i fundit i kthehet me grushte kokës. Më pas 55-vjeçari rrëzohet mbi karrige, dhe ndërron jetë, ndërsa i riu largohet nga qendra e internetit.

Si lindi konflikti: 

Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë. Ai  kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në Vlorë.

Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.

 

Arena e Lajmit


VIDEO/ Dalin pamjet e rënda, viktima e qëllon me grusht i pari djalin e anëtares së KLP-së, Rei Meta i kthehet dhe e dhunon për vdekje  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook