“Berardi ishte pranë Juves në verë, situata ndryshoi në fund”

Domenico Berardi ishte shumë pranë Juventusit në verë. Konfirmimi i thashethemeve të verës erdhi nga rrethi i futbollistit, në veçanti nga Annalisa Roseti, avokate e agjentit Beppe Galli, e cila foli në Konferencën e Futbollit të Palermos, organizuar nga Conference403 në Hotel Villa D’Amato në Palermo.

“Gjithçka dukej se ishte në rregull. Më thanë: ‘Annalisa bëhu gati’, që do të thotë përgatit dokumentet. Por më pas duket se nuk u arrit asnjë marrëveshje mes dy klubeve. Sassuolo kishte kërkesa të rëndësishme, por Berardi kishte stilolapsin në dorë” – Tha Annalisa. Sulmuesi Berardi ka shënuar 12  gola në sezonin e kaluar me fanellën e ekipit nga Reggio Emilia.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×