
Sekretari për Marrëdhënien me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj duhet të japin dorëheqjen në mënyrë që t’i hapin rrugën hetimeve të thelluara nga SPAK për inceneratorët.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se deklaratat e ish- zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, janë indicie e qartë juridike për implikimin e kupolës qeveritare në dosjen e inceneratorëve.
Postimi i plotë:
Edi Rama dhe Erjon Veliaj duhet te japin doreheqjen per ti hapur rruge hetimit me te thelluar te SPAK per ceshtjen e Inceneratoreve!
Fjalet e ish Zevendes Kryeministrit nen hetim Ahmetaj, jane indicie juridike te qarta ne formen e deshmise per implikimin e Kupoles Qeveritare dhe Bashkise Tirane!
“Nuk behem koke turku per Ramen”, “me kane kercenuar mua dhe familjen” dhe “pronari i vertete i Inceneratorit te Tiranes eshte Veliaj” jane deklaratat me te renda te mundshme!
Qeverite kane rene per shume me pak se kaq! Opozita pas ketyre deshmive publike te Arben Ahmetaj duhet tu beje thirrje per proteste mbeshtetesve te vet pavaresisht nga ndasite qe kemi per ceshtjen e Non-Grates, apo pretendimet e tjera te Bardhit dhe deputeteve qe e mbeshtesin!
Komisionin Hetimor per Inceneratoret e ngriti e gjithe opozita bashke dhe kjo ceshtje duhet cuar deri ne fund nga e gjithe opozita po bashke!
Ky reflektim vlen dhe per Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani si parti jo-opozitare!
and then