Peleshi publikon pamjet: Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, hap në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake

KUÇOVË- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi, me anë të një video, ka publikuar pamjet nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Peleshi shprehet se edhe një ditë na ndan nga inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s. Ai shprehet se hapja e kësaj baze ajrore, që i shërben Aleancës Veri-Atlantike Ushtarake, është një hap në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:

Edhe #1Ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.

Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×