Përleshje në burgun e Ternit në Itali, përfshihet një shqiptar. Dy policë të plagosur

Situata në burgun e Ternit në Itali po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Mëngjesin e djeshëm gjatë një përleshje ku ishin përfshirë tre të burgosur (dy afrikano-veriorë dhe një shqiptar), mbetën të plagosur dy policë të burgjeve.

Njëri prej tyre me sa duket ka goditur kokën me forcë aq sa ka kërkuar ndërhyrjen spitalore. Sindikata e pavarur e Policisë së Burgjeve Sappe ka raportuar për atë që ka ndodhur.

Edhe njëri nga tre të burgosurit e përfshirë në përleshje ka kërkuar ndihmë mjekësore. I armatosur me brisk, ai dyshohet se kërcënoi se do të dëmtonte veten ose këdo që përpiqej t’i afrohej. Gjithçka do të kishte ndodhur në seksionin e Sigurisë së Mesme për arsye ende të panjohura.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×