“Erdgysi kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare”, familjarët e Alma Arrazit: Ajo kishte parë në telefon një video të të dyve, edhe kur ka pirë kafe…

Në dëshmitë e tyre familja e Alma Arrazit kanë deklaruar se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren. Sipas familjes së Almës Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.

Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali, ka parë të shoqin në një makinë me të dashurën 18-vjeçare.

Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna, aty ku kreu edhe aktin ekstrem.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Erdgysi kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare”, familjarët e Alma Arrazit: Ajo kishte parë në telefon një video të të dyve, edhe kur ka pirë kafe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook