Kremtimi i 80-vjetorit të Kongresit të Përmetit, kreu i ish-të përndjekurve politikë, Ndregjoni: Shkelje flagrante e Kushtetues dhe fyerje kombëtare

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka reaguar në lidhje me kremtimin e 80-vjetorit të Kongresit të Përmetit.

Ai u shpreh se unioni shpreh indinjatën e thellë ndaj mazhorancës për veprimet që po ndërmerr në lidhje me këtë rast, ndërsa shtoi se kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe fyerje kombëtare ndaj flamurit dhe familjeve të të përndjekurve.

Reagimi i plotë:

Unioni Mbarkombetar i Integrimit të Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike  po ndjek me shume vëmendje dhe urtësi situaten politike në vend dhe shpreh idinjatën e thelle ndaj mazhorancës politike aktuale  për veprimet politike që po merr në përkujtimin e nje kongresi diktatorial siç është kongersi i 24 majit të Përmetit!
Sot falangat e diktaturës enveriste të udhëhequr nga hibritet e diktaturës , duke shkelur Kushtetutën e cila e ka denuar kushtetutën e diktaturës dhe 24 maj e viti 1944 dhe e ka kthyer Shqipërinë në një sistem demokratik.kremtuan këtë datë symbol i enverizmit stalinjan.
Pushteti vendor kremtoj sot me 24 maj 20024 80 vjetorin e ketij kongresi famkeq dhe njollë e zezë për shqiptarët, me shalla të bolshevizmit vendosjen e pushtetit komunistë.
Njëlloj si në diktaturë.Kremtoi këtë  datë e cila për 45 vite njollosi itenditetin tonë  kombëtar flamurin e Skenderbeut duke i vënë sipër yllin e bolshevizmit., deri sa shqiponjat e lirisë të Spaçit ja hoqën në mes të plumbave mbas 30 vitesh sundim.diktatorial.
I kujtojmë falangës enveriste Kryetare e bashkisë së Përmetit se qytetarët e Përmetit e ka denuar 24 maj tuaj diktatorial që në vitin 90 dhe luftojnë e punojnë per Shqipërine demokratike europiane duke denuar ideologjine e kongresit të Përmetit.
Të quajsh pushtetin popullor, diktaturën enveriste dhe të sukseshme siç e citoi kryetarja e Bashkisë në fjalimin e saj e pakta që mund të thuhet për fjalën tuaj lajthitse e pakta që mund të bëni nqs keni ndonjë ndërgjegjësim kombëtar,  duhet të jepni dorheqje për një veprim  antikushtetues dhe antiligjor, se keni shkelur kushtetutën e vendit që ndalon  urrejtjen në shoqëri.Kryeministri duhet të nxjerri urdhrin e shkarkimit tuaj për urrejtjen që ke ndaj shqiptarve   duke manifestuar pro kongreseve ideologjikje komuniste duke helmuar shoqerinë shqiptare me kremtime ideologjike jasht kushtetutës.
Për dijeni tuaj dhe të atyre që duartrokisnin fjalimin tuaj urrejtës ndaj shqiptarve dhe ndaj demokracisë ju keni shpërdoruar postin e Kryetarit të Bashkisë. Sami Frashëri i madh i Përmetit na meson: Kalben njerzit e ndershëm, atje ku lartsohen kriminelët
Kongres famkeq i juaj vazhdoi ideologjine staliniste duke denuar demokracine amerikane, dhe  duke e larguar Shqipërinë nga vendet perndimore dhe duke e bere pjesë të sllavizmit serbo-rus. Ai kongres që kremtuat sot zhvilloi luftën civile ndaj veriut duke dërguar divizione për ti shtypur dhe sunduar. Ai kongres vendosi përfundimisht diktaturën staliniste duke i sjell Shqipërisë humbje të mëdha njerzore. 24 maj është një ndër ditat më të zeza për popullin shqiptar.

Ai kongres që kremtuat ju si dikur para 34 viteve ka sot mbi 6000 shqiptar që i vrau dhe ju  zhduku kufomat. Ai kongres burgosi pa faj 36.000 shqiptar pushkatoi në moshën tënde mbi 1000 gra. Shkatroi me internime mbi 100.000 familje .
Ju drejtohemi publikisht kush ju a jep të drejtën Juve të fyeni shqiptaret që vuajtën 914.000 vite burg politikë  nga ideollogjia e atij kongresi.
Kush ju a jep të drejtën juve të na prekni plaget tona që kullojn akoma gjak , dhe nënat tona i kan lotët e pa tharë nga ai kongres banditësh që vritni shqiptar të pa faj.
Kërkojmë që Presidenti , Kryetarja e Parlamentit, Kryeministri dhe forcat politikë ta denojnë këtë kremtim të kongresit të diktaturës dhe të kërkojnë shkarkimin e organizatorve nga postet drejtuese , ti kërkojn falje familjeve shqiptare që përballuan vuajtjet e diktaturës.
Zotrinj qeveritar nqs nuk merni masa dhe do te lejonit prishjen e ekulibrave të shoqërisë do të jeni fajtor përpara kombit dhe historiseë.
Eshtë koha që të gjithë forcat antikomuniste, institucjonet religjjone, partitë, intelektualët me mendim liberal , media progresive , të reagojnë të bashkuar ndaj kësaj përpjekje të mbarsur  me moral përvers që po kërkon ti serviret dhe ti imponohet brezit të ri. Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike.
Shoqeria shqiptare ka nevoje per pajtim kombetare dhe jo per urretje e ndasi.. Boll kemi vuajtur nga urretja!
Eshte kohe e paqes pa nderim te diktatures!

PRESIDENTI
Besim Ndregjoni

 

Arena e Lajmit

Kremtimi i 80-vjetorit të Kongresit të Përmetit, kreu i ish-të përndjekurve politikë, Ndregjoni: Shkelje flagrante e Kushtetues dhe fyerje kombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook