Laporta beson tek Flick: “Më premtoi suksese të mëdha këtë sezon”

Joan Laporta presidenti i Barcelonës, i intervistuar nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, në prag të sezonit të ri, ka folur për zgjedhjen e tij për të emëruar në krye të stolit gjermanin Hansi Flick, si dhe për objektivat që ata kanë.

“Menduam se gjëja më e mirë për klubin tonë, ishte një trajneri i ri, i cili të besonte te ky grup futbollistësh. Në momentin kur kuptuam se alternative ishte edhe Flick, nuk hezituam për të kontaktuar dhe për të nënshkruar marrëveshjen. Ai na dha shumë besim, që me grupin e futbollistëve që kemi aktualisht në dispozicion, mund të arrij suksese të mëdha. Ai është serioz, i përgjegjshëm dhe shumë i pjekur”, theksoi ndër të tjera presidenti Laporta për teknikun gjerman.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×