Zbulohet një planet shkëmbor me një diell të dobët

Një planet shkëmbor i ngjashëm në madhësi me Tokën rrotullohet rreth një prej yjeve më të zakonshëm në Rrugën e Qumështit, i zbehtë dhe i ftohtë, 55 vite dritë larg.

I përshkruar në revistën Nature Astronomy, planeti quhet ‘’Speculoos-3 b’’, i quajtur sipas projektit Speculoos, një rrjet teleskopësh aktiv në të dy hemisferat.

Studimi u drejtua nga Universiteti belg i Lièges, me astronomin Michaël Gillon, dhe u krye në bashkëpunim me Universitetet e Birminghamit, Kembrixhit, Bernës dhe Institutit të Teknologjisë në Massachusetts.

Qëllimi i projektit është kërkimi i planetëve jashtë Sistemit Diellor dhe që rrotullohen rreth yjeve ultra të ftohtë, më të zakonshmit në galaktikën tonë.

Planeti’’ Speculoos-3 b’’ merr rreth 17 orë për të përfunduar një orbitë të yllit, i cili është dhjetë herë më pak masiv se Dielli ynë, njëqind herë më i zbehtë dhe më shumë se dy herë më i ftohtë.

Yjet ‘’xhuxhë’’ ultra të ftohtë përbëjnë rreth 70% të yjeve në Rrugën e Qumështit, por zbulimi i tyre është i vështirë sepse ato janë shumë të zbehta.

Për këtë arsye u promovua projekti ‘’Speculoos’’ (Search for Planets EClipsing ULtra-coOl Stars). Falë tij, në vitin 2017 teleskopi Trappist zbuloi sistemin e parë të shtatë planetëve shkëmborë të ngjashëm me Tokën, disa prej të cilëve janë potencialisht të banueshëm.

“Zbulimi i Speculoos-3 tregon se rrjeti ynë global po funksionon mirë dhe është gati të zbulojë botë të tjera shkëmbore që rrotullohen rreth yjeve me masë shumë të ulët”, theksoi Amaury Triaud, nga Universiteti i Birminghamit.

Arena e Lajmit

Zbulohet një planet shkëmbor me një diell të dobët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook