‘Godasin’ sërish ‘hakerat iranianë’, publikojnë të dhënat e 65 mijë qytetarëve

Faqja në Telegram, që pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.

Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit.

Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT.

Arena e Lajmit

‘Godasin’ sërish ‘hakerat iranianë’, publikojnë të dhënat e 65 mijë qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook