Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin, kërkuan ndryshimin e trupës gjykuese

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, ish-kryeministër dhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Artur Kalaja, i cili ka shqyrtuar kërkesën e paraqitur një ditë më parë nga Berisha dhe Malltezi, që kërkonin përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, njoftoi për Arena e Lajmit, gazetarja Klodiana Lala.

Berisha dhe Malltezi kërkojnë në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masave të sigurisë ndaj tyre, të vendosura nga Apeli i GJKKO-së, që i ka lënë në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve që po kryen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Një ditë më parë ata paraqitën kërkesën për largimin e trupës gjykuese, ndërsa seanca e rradhës pritet të mbahet më 16 korrik.

65e2a0a3 68d7 41de B1a0 40a93a40ed27
65e2a0a3 68d7 41de B1a0 40a93a40ed27
Arena e Lajmit

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin, kërkuan ndryshimin e trupës gjykuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook