Kryetari i Parlamentit të Greqisë uron Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropalin me rastin e zgjedhjes: Të nxisim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona

Në letrën e urimit që Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas, i ka dërguar Kryetares së  Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes, shkruan:

“E nderuara zonja Kryetare,

Me rastin e zgjedhjes suaj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh personalisht dhe në emër të deputetëve të Parlamentit të Greqisë urimet tona dhe t’Ju uroj suksese në përgjegjësitë tuaja të reja.

Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.

Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×