Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur sot, teksa në fokus ka qenë seanca e së enjtes. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “” se grupi i PS diskutoi për rendin e ditës së seancës plenare, teksa opozita ka paralajmëruar sërish mosbindje civile.
Mbledhja e grupit të PS në kryesi zgjati rreth 30 minuta. Mësohet se ka pasur një udhëzim të qartë për deputetët PD që të vijojnë punën.
“Kriza nuk është e jona. Vijoni punën”, ka qenë porosia.
Ndonëse 24 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se do të jenë në seancë.
()