Bardhi: Reforma territoriale e dështuar, menaxhimi i ujësjellësve iu mor bashkive dhe iu dha Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve tha se reforma territoriale ka dështuar.

Bardhi u shpreh se qeveria, menaxhimin e ujësjellësve ua mori bashkive dhe ia dha Ballukut. “Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju. Nuk do ja merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut”, tha Bardhi. Ai tha se janë 8 mijë persona që paguhen dhe nuk ka ujë në shtëpitë e shqiptarëve.

Gazment Bardhi: Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju. Nuk do ja merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut.

Qëllimi është t’ju delegosh sa më shumë shërbime njësive të qeverisjes vendore. Ju edhe një kompetencë që kishin, ua dërguat Belindës. Janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërkohë që sot nuk ka as 2.4 ore ujë në ditë. Pra po jepni para por shërbime nuk ka. Vidhen”, tha Bardhi.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×