Ndaj Serbisë zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, por fati nuk ishte me kuqezinjtë duke humbur dy pikë të vlefshme në derbin e Ballkanit. Në këto kushte, ndaj Letonisë, rivalit të radhës mbrëmjen e sotme, 3 pikët janë detyrim dhe çdo rezultat tjetër do të shuante ëndrrën për kualifikimin në Botëror.
Tekniku i njohur, Mirel Josa i ftuar në Sport News në News 24, u shpreh se ndaj Letonisë, mund t’ia dalim vetëm nëse jemi të kujdesshëm dhe të matur.
“Nuk është se ka patur pak kohë. Më shqetëson fakti që fitorja është detyrim, varet si do i sillesh dhe qasesh kësaj ndeshje.
Nuk është ndeshje e lehtë, jo sepse luhet jashtë fushës tonë, por për mendimin tim, ai ekip është i ngjeshur. Drejtohet nga një trajner italian, ne duhet të jemi ekip i qartë. Mendimi im është që duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm” – tha ai.
(J.S/)