“Flisni për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët”/ PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga seancat e Kuvendit: Përdori gjuhë joparlamentare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që të marrë masa disiplinore ndaj deputetit Taulant Balla, pas përdorimit të asaj që opozita e konsideron “gjuhë joparlamentare”, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit.

PD ka kërkuar me anë të një shkrese drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën përjashtimin e tij nga seancat parlamentare, duke argumentuar se sjellja e Ballës përbën shkelje të rregullores dhe etikës së Kuvendit.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, PD ka cituar frazat e Ballës dje drejtuar deputetëve të opozitës kur u shpreh: “Flisni për lepuj, por po folët për lepuj, duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e sjell zagari”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë kërkesën e opozitës dhe mbetet të shihet nëse ndaj Ballës do të ketë masë disiplinore apo nisma do të rrëzohet.

Screenshot 149
Screenshot 149



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×