
TIRANË- Analisti Lavdrim Lita në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi protestën kombëtare të opozitës.
Gjatë intervistës ai u ndal te dhuna e përdorur, ndërsa theksoi se sipas tij në tubimin e sotëm sulmi ndaj deputetëve të opozitës është i qëllimshëm.
“Policia ka fituar kundrejt PD. Policia është 1 me 0 sot. I ka kapur në befasi dhe ata nuk kanë pasur një linjë vertikale komandimi. Mendoj që sot e kanë marrë shumë lehtë”, tha ai.
Më tej theksoi se ndërhyrja e menjëhershme e policisë në këtë protestë, është bërë me qëllimin për të neutralizuar
“Policia ka dashur që në neutralizojë protestën që në fillim që mos kalonte te institucionet. Neutralizuan grupin që kishin molotovë. Ata janë dy figurat më të rëndësishme në PD pas zotit Berisha. Targetimi i tyre mendoj është i qëllimshëm. Targetimi i tyre mendoj që është i qëllimshëm. Jepet mesazhi se midis zotit Rama dhe zotit Berisha nuk duhet të jetë askush tjetër që ngre zërin”, tha ai.
Në protestën e PD mbetën të lënduar pas përdorimit të spraj nga policia, deputetët, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Flamur Noka, si edhe gazetari Aulon Kalaja. Gjithashtu u shoqëruan mbi 22 persona.
and then