
Mbështetës të shumta janë mbledhur përpara ambienteve të selisë blu. Në orën 19:00 nis edhe zyrtarisht protesta.
Deputeti i PD Belind Këlliçi në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha: “Është zgjedhur ky forma me kërkesë të shtuar që ka ardhur. Keni parë një mori skandalesh të kësaj qeverie. Edhe për shkak se nuk kemi pasur hapësirë në Kuvend për të folur për këto probleme. Kjo është protestë kombëtare, pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Rasti Balluku krye-skandali më i madh, dhe ka penguar integrimin e Shqipërisë. Është thënë troç që heqja e imunitetit të Ballukut dhe hetimi i papashëm është test kritik për integrimin e Shqipërisë. U kthyer në një bunker persona. Rama është arkitekti i të gjitha vjedhjeve. ”, tha ai.
and then