52-vjeçari vdiq rrugës duke u kthyer nga puna, rrënqeth e ëma e mësuesit nga Bilishti: Nuk u ankua kurrë nga vështirësitë dhe sëmundjet nga të cilat vuante

E ëma e mësuesit të ndjerë ka reaguar me një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale, ku zbulon edhe detaje të rëndësishme mbi jetën dhe sakrificat e të birit.
Ajo shkruan se 52-vjeçari kishte punuar për rreth 6 vite si mësues në zonat më të thella të bashkisë Maliq, fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan, pa u ankuar asnjëherë për vështirësitë.
Sipas saj, ai vuante nga diabeti dhe tensioni, por pavarësisht gjendjes shëndetësore, vazhdonte të përshkonte çdo ditë një rrugë të gjatë në këmbë, që zgjaste deri në 5 orë vajtje-ardhje, në çdo kusht atmosferik, vetëm për të mos munguar përpara nxënësve.
Në mesazhin e saj prekës, nëna shpreh dhimbjen për humbjen e djalit të vetëm, duke theksuar se ai la pas dy djem të vegjël dhe familjen e tij, ndërsa kujton se ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Arsimtari nga Bilishti pësoi arrest kardiak dhe u gjet pas shenja jete në rrugë, pasi kishte përfunduar mësimin në fshatin e thellë Marjan të Maliqit.

Prej afro 5 vitesh, 55-vjeçari shërbente në këtë zonë të largët, ndërsa kishte mbi 30 vite eksperiencë në arsim. Familjarët e përshkruajnë si një njeri të qetë, punëtor dhe tepër të përkushtuar. Edhe pse vuante nga diabeti, ai nuk ankohej kurrë për distancën e gjatë që përshkonte çdo ditë për t’u dhënë mësim vetëm dy nxënësve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×