Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 prill 2026

Gjatë ditës së sotme, moti  parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

I gjithë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius, ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të njëjta 11 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×