Rama dhe Soros në samitin e Barcelonës, Shehu: Retorikë kundër të djathtës, pa asnjë vizion për të ardhmen!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër pas samitit të zhvilluar në Barcelona, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe Alex Soros.

Në një deklaratë publike, Shehu e cilësoi këtë takim si një mbledhje të “së majtës populiste pseudo-progresive”, duke akuzuar pjesëmarrësit për mungesë vizioni dhe ide konkrete për zhvillimin global. Sipas tij, samiti nuk prodhoi asnjë strategji të re apo program të qartë për sfidat ekonomike dhe të sigurisë, por u karakterizua nga retorikë kundër së djathtës.

Ai theksoi se në vend të propozimeve konkrete për uljen e varfërisë, nxitjen e investimeve apo garantimin e paqes dhe stabilitetit, u artikuluan vetëm qëndrime ideologjike dhe, sipas tij, “dogma” që bien ndesh me interesat e shoqërisë dhe familjes tradicionale.

Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu atë që e quajti një tendencë për të zëvendësuar vlerat tradicionale familjare dhe për të promovuar modele të reja sociale, duke e konsideruar këtë një devijim nga parimet themelore që, sipas tij, garantojnë stabilitetin dhe zhvillimin e shoqërisë.

REAGIMI
“Samiti” i Barcelones, e majta populiste pseudo progresive, u mblodh per shkaterrim e vlerave dhe sigurise ne Bote.
Rama dhe Soros me aktore te te majtes populiste, te deshtuar ne politikat e tyre, u pane pjese te atij “samiti”, qe shenon dhe copezimin e vete te majtes europiane.
U degjuan aty vetem insulte histerike, plot urrejtje ndaj te djathtes, duke e quajtur ate “e djathta populiste” dhe anatemuar pa fund.
Kur nuk u degjua asnje element strategjik i ri, asnje artikulacion programesh zhvilluese, qofte dhe majtiste, asnje impenjim a vizion konkret per problemet.
Asgje progresive, vecse regresivitet, u shpall aty!
Asnje ide per stabilitetin e paqen ne Bote, megjithese e quajne veten “paqevenesit”.
Kur pa aftesia e demagogjia e tyre po e vene dhe sot boten nen te njejtat rreziqe, si e vune te majtet europiane Chamberlain, Daladier me 1938, me kapitullimin para Hitlerit e Musolinit.
Vetem fjale e dogma ndesh me interesat e popujve, njerezimit, familjes.
Asnje ide e zhvillimit ekonomik, per uljen e varferise, stimulimin e investimeve.
Asgje per uljen e taksave si motor i zhvillimit ekonomik, kolone kjo e te djathtes.
U brohorit perseri anatemimi i familjes se Shenjte prej nje Burri e Gruaja, anatemimi i fjaleve sublime Nene e Baba, te mbrojtura fort nga e djathta.
Zevendesimi i tyre me “flamujt” e te majtes populite, Familja homo, trans etj, Prindi 1,2,3.
Zevendesimi i gjinise biologjike me ate ideologjike.
Edukimi katastrofal qe ne moshe te hereshme feminore me keto dogma e slogane, ndesh me ate qe ka krijuar Zoti a Natyra, themelore keto per egzistencen e njerezimit.
Flamuj keto te te djathtes, qe ata e insultuan pa fund ne Barcelone.
Nje spetakel me nje amallgam pjesemaresish, qe nga te deshtuarish deri te autokrate, pa asnje influence ne politikat nderkombetare, “armiq” te vlerave shoqerore, familjare e njerezore, qe percaktuan:
Vetem nje Armik, te djathten, forcen e vertete te progresit, mireqenies, paqes e stabilitetit ne Bote.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×