“Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes”, Begaj pret në takim Shefin e Shtabit të ushtrisë turke

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia janë aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të shkëlqyera politike, ekonomike dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve u vlerësua nga Presidenti i Republikës si i konsoliduar dhe në nivele shumë të mira. Presidenti shprehu mirënjohje për kontributin e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes mbështetjes në arsimim, trajnim, zhvillim kapaciteteve të mbrojtjes, të emergjencave civile dhe mbështetje mjekësore.

Ushtarakë të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në misione të NATO-s në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, duke forcuar më tej bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet forcave tona të armatosura. Kryetari i Shtetit shprehu gjithashtu falënderim për ndihmën e ofruar nga Turqia gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19. Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu kontributin e Turqisë në misionin e KFOR-it i cili është një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×