VIDEO/ Përplasen 3 mjete në autostradën Çermë-Lushnjë, njëri prej tyre ngec në barrierën anësore. Drejtuesi mbetet brenda mjetit, pritet ndihma e zjarrfikseve

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Çermë–Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Sipas informacioneve paraprake, një prej mjeteve ka dalë nga kontrolli pas përplasjes dhe ka përfunduar në barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i këtij automjeti ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.

Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë për nxjerrjen e të plagosurit me mjete prerëse (presë automatike). Ndërkohë, shërbimet e emergjencës dhe policia ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×