“Italia ka fituar më shumë se Gjermania në vitet e fundit”, Mancini: Ndonjëherë ndodhin gjëra të pabesueshme, ky është futbolli

Italia ka prekur fundin pasi nuk ia doli që të kualifikohej për në Botëror. Për axurrët, foli së fundmi, ish-trajneri i kësaj kombëtarje, Roberto Mancini.

“Ka momente kur gjërat shkojnë mirë dhe të gjithë jemi të lumtur, por kjo është pjesë e sportit. Mund të fitosh dhe mund të humbasësh. Ndonjëherë ndodhin gjëra të pabesueshme, ky është futbolli. Duhet të përveshësh mëngët dhe të vazhdosh të punosh.

Nëse lexon çfarë tha Kimmich për Gjermaninë, Italia ka fituar më shumë se ata në dhjetë vitet e fundit. Diçka e mirë ishte bërë, ekipi ynë kombëtar do të ketë lojtarë të mirë për t’u rikuperuar në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet e klubeve”, Tha Roberto Mancini.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×