Përplasjet e Salianjit me Berishën, Ben Andoni: Lëvizjet e ish-deputetit po i japin frymë PD, por revolucionet…

Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka komentuar përplasjet mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe kryetarit të Partia Demokratike, Sali Berisha.

Sipas Andonit, Salianji e nisi me idealizëm angazhimin e tij, por më pas mbështetja ndaj tij u dobësua, përfshirë edhe figura si Ilir Alimehmeti. Ai theksoi gjatë një bisede në programin e drekës në News24 se publiku është i vëmendshëm dhe nuk mbështet lehtësisht modele individuale që synojnë të marrin rolin e liderit kryesor, pa pasur një strukturë të qartë mbështetëse.

Megjithatë, Andoni vlerësoi se nismat dhe takimet e Salianjit janë të mirëpritura në një parti demokratike, pasi nxisin debat dhe kritikë të brendshme. “Ai po bën diçka dhe po i jep një energji të re PD-së,” theksoi analisti. Në përfundim, Andoni shtoi se ndryshimet e mëdha politike nuk mund të arrihen nga individë të vetëm, por kërkojnë organizim, bashkëpunim dhe një grup të qartë që përcakton objektivat dhe strategjinë.

“Zoti Salianji me atë idealizëm që nisi në fillim, u braktis nga ata që nisën ta mbështesin. Si zoti Alimehmeti. Publiku nuk është i paditur. Kur sheh nga PS dhe PD, disa modele që shkojnë te roli i liderit kryesor, nuk t ë mbështesin. Ata duan grupe që marrin në dorë fatin e PD, si do të përballen me Ramën dhe se si do të reagojnë ata kur të marrin pushtetin. Ndaj këto tubimet e zotit Salianji janë të mirëpritura, demokraci. PD duhet përgëzuar për këtë pasi ka një kritikë. Salianji po bën diçka, po i jep frymë PD. Një njeri nuk mund t’i bëjë të gjitha, pasi duhet të ketë kushtet. Për të bërë revolucione, bëhen me grupime, me inxhinieri sociale. Duhet të kesh grup që shpall objektivat.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×