Detajet/ Tritol kantierit të ndërtimit në Kamëz, kamerat e sigurisë fiksuan autorin. Pronarët e pallatit mohojnë konfliktet

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar këtë të dielë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 minuta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa të lënduar në njerëz. Mësohet se autori afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë prrej andej.

Shkak dyshohet ndonjë konflikt i mundshëm i pronarëve të ndërtimit, edhe pse ata vetë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me njeri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×