Vdekje misterioze e 21-vjeçarit, ndërron jetë sulmuesi nigerian

Southampton dhe Royal Antëerp kanë njoftuar  së fundmi për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Victor Udoh, në moshën 21-vjeçare. Udoh kaloi gjashtë muaj në akademinë e Southampton-it nga shkurti i vitit 2025, duke luajtur në tetë ndeshje për ekipin U-21 në Premier League 2.

Përpara transferimit në jug të Anglisë, ai luajti në akademinë e Antëerp-it dhe bëri 28 paraqitje me ekipin e parë. Pas largimit nga Southampton në shtator, sulmuesi i majtë nigerian iu bashkua klubit çek të kategorisë së dytë, SK Dynamo České Budějovice.

“Jemi të shkatërruar nga ndarja tragjike nga jeta e ish-lojtarit Victor Udoh në moshën 21-vjeçare,” shkroi Southampton në X.

Shkaku i saktë i vdekjes së Udoh ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, raporti i parë nga media belge Het Nieuwsblad, i cituar nga The Sun, i përshkroi rrethanat si “të dyshimta”, ndërsa hetimet vazhdojnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×