Një 17-vjeçar u godit me thikë, ndërsa tjetri u përplas me makinë! Shkon në dy numri i viktimave nga festimet pas Champions League, rreth 560 arrestime

Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë arrestuar në të gjithë Francën gjatë festimeve masive pas fitores së klubit Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve, raportojnë autoritetet franceze.

Sipas Ministrisë së Brendshme, një nga viktimat është një i ri që po udhëtonte me skuter dhe u përplas në jug të Parisit gjatë kaosit të natës festive. Viktima tjetër, një adoleshent 17-vjeçar, u qëllua me thikë në qytetin Dax, ndërsa autoritetet ende po hetojnë rrethanat dhe nëse ngjarja lidhet drejtpërdrejt me festimet.

Në total, rreth 559 persona u arrestuan në të gjithë vendin, pjesa më e madhe në Paris, ku festa u përqendrua në zonën e Champs-Élysées dhe pranë stadiumit “Parc des Princes”. Policia raportoi për përleshje me forcat e rendit, përdorim fishekzjarresh dhe incidente të shumta të dhunshme.

Autoritetet thanë gjithashtu se dhjetëra persona janë plagosur, përfshirë policë dhe zjarrfikës, ndërsa janë regjistruar qindra zjarre, mes tyre edhe djegie automjetesh në disa qytete franceze.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×