“Revanshi”/ SPAK shpall pretencën për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit socialist. Kërkon dënimin me 56 vite burg në total

SPAK shpalli pretencën për 5 të pandehurit e dosjes Revanshi dhe kërkoi dënimin e tyre me 56 vite burg në total. Për Armando Ndrecën, vëllanë e ish-deputetit socialist Eduart Ndreca, u kërkua dënimi me 15 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi reduktohet në 10 vite.

Për Elvis Ndrecën, lidhje familjare e deputeti u kërkuan dënimi përfundimtar me 6 vite burgim, për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli u kërkuan 7 vite, për Deivis Bajramajn 8 vite burgim, ndërsa për të pandehurin Edison Muçeku 6 vite.

Prokuroria e Posaçme i akuzon të pandehurit për akuzat “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Nga hetimet rezulton se në maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa Elvis Ndreca dyshohet për sigurim për kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit, i njohur si i forti i Niklës.

Armando Ndreca, vëllai I ish deputetit akuzohet se ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli janë nën akuzë për trafik armësh. Dosja revanshi është ndarë në disa fraksione, për shkak të episideve të shumta kriminale. Në mesin e të pandehurve janë dhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka, Ervis Martinaj i zhdukur pa gjurmë, prej 4 vitesh, Aldo Avdyli, pjesë e klanit Avdyli, durim Bami, Ednrit Dokle apo Fatmir Hyseni.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×