I është harruar emri, Adnan Januzaj kërkon të kthehet në skenë me menaxherin që kontrollon gjysmën e Kombëtares shqiptare

Adnan Januzaj ka qenë një emër i cili më shumë se një dekadë më parë ngjalli entuziazmin e shumë tifozëve shqiptarë, kur u mendua se mund t’i bashkohej Kombëtares shqiptare. Por ai zgjodhi Belgjikën, me idenë e qartë se ashtu mund të ndihmonte karrierën e tij.

Një zgjedhje e cila në fakt nuk është se i rezultoi aq negative për pjesën e parë të karrierës sulmuesit i cili me të mori pjesë në dy Botërorë, atë të viteve 2014 dhe 2018. Por më pas karriera e tij në klube filloi të bëhej gjithnjë e më zhgënjyese, aq sa në 4 vitet e fundit ka prekur rrallëherë fushën e lojës, edhe pse ishte nën kontratë me Seviljen.

Duket se në moshën 31-vjeccare Januzaj po kërkon të ringjallë karrierën e tij dhe të provojë një shans të fundit, ndaj i ka besuar fatin e tij menaxherit të njohur Fali Ramadani. Kompania “Lian Sports”, e cila kontrollon tashmë edhe një pjesë të madhe të lojtarëve të Kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur se Januzaj i është bashkuar asaj dhe tashmë do të ketë si detyrë që t’i gjejë lojtarit një sistemim të ri atij që dikur shihej si një nga talentet më premtues të Mançester Junajtid e futbollit europian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×