
Që në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Tirana, kanë nisur një aksion të gjerë antikanabis në territorin e rrethit të Krujës.
Operacioni është përqendruar kryesisht në zonat që prej vitesh konsiderohen problematike për kultivimin e bimëve narkotike, si Malësia e Krujës, Nikla, Thumana dhe fshatra të tjerë të thellë.
Burime bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në parcela të dyshuara, zona pyjore dhe vende të vështira për t’u aksesuar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e kanabisit.
Rrethi i Krujës ka qenë ndër vite një nga zonat më problematike në vend për sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, me ardhjen e drejtuesve të rinj në Komisariatin e Policisë Krujë, janë intensifikuar kontrollet dhe operacionet në terren, duke vendosur në fokus të veçantë zonat e konsideruara “të nxehta” për kriminalitetin dhe kultivimin e kanabisit.
Aksioni vijon ende dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion më të detajuar mbi rezultatet e operacionit, si dhe mbi çdo rast të mundshëm të evidentuar nga forcat e policisë.
and then