Shumë pranë marrëveshjes, Juventus dhe Aston Villa gjejnë akordin, portieri argjentinas jep “dritën jeshile” për transferimin

Juventusi vazhdon të lëvizë në merkaton e verës dhe objektivi kryesor për portën mbetet Emiliano Martinez. Klubi bardhezi po intensifikon kontaktet me Aston Villën për të siguruar shërbimet e portierit argjentinas, kampion bote me Argjentinën, I impenjuar aktualisht me kombëtaren bardhekaltër.

Sipas raportimeve nga Italia, negociatat mes palëve kanë shënuar progres të rëndësishëm, me klubin anglez që ka ulur kërkesat ekonomike krahasuar me javët e fundit. Ndërkohë, Juventusi ka gjetur mirëkuptimin me vetë lojtarin, i cili ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Torino. Për 33-vjeçarin është gati një kontratë trevjeçare, ndërsa mbetet për t’u arritur marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×