Në qeli për kultivim droge, ndërron jetë 54-vjeçari në paraburgimin e Vlorës

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Viktima, Blerim L…ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×