
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur me thikë brenda ambienteve të Poliklinikës.
Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar dhe bashkëpunëtorit të tij.
Në pranga ka rënë autori i plagosjes, shtetasi A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe babanë e tij, shtetasin A. M., 53 vjeç, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në këtë krim.
Nga hetimet e kryera deri më tani, dyshohet se babë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sulmuar dhe plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit. I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Mbi 18-vjeçarin A. F. rëndojnë veprat penale:
-“Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim;
-“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-“Prishja e qetësisë publike”.
Ndërsa ndaj babait të tij, A. M., 53 vjeç, është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Sipas bluve të Shkodrës, lidhur me këtë konflikt, më herët u bë i mundur parandalimi i një tjetër ngjarjeje të mundshme kriminale. Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, i cili është vëllai i të plagosurit V. K.
and then