U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen nga AMP dy policët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Hetimi dhe prangosja e tyre erdhi menjëherë pas publikimit të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale më datë 16.07.2026, ku efektivët shfaqeshin duke kryer veprime korruptive gjatë detyrës.

Të arrestuarit janë inspektorët e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi D. B., 25 vjeç, dhe shtetasi E. K., 23 vjeç. Ndaj dy efektivëve të rinj rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim.

AMP njofton se po vijojnë veprimet intensive hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar përgjegjësinë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar tashmë organit të akuzës për ndjekje të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×