BMW humb kontrollin në unazën e Fierit, përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e qarkullimit në zonë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×