
Janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy personat e dyshuar për kanosjen e gazetarit të televizionit News24 Osman Stafa, i cili denoncoi se u ndoq dhe iu pre rruga me automjet pas dokumentimit të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin. Policia bëri me dije se, pas kallëzimit të gazetarit dhe veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë, është regjistruar procedim penal për veprën “Kanosja për shkak të detyrës” ndaj Renald Tolit 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardjan Bicit 31 vjeç, banues në Librazhd, të cilët rezultojnë të jenë punonjës të një firme.
Më 17 korrik, rreth orës 14:00, gazetari Osman Stafa njoftoi Policinë se, teksa po lëvizte në aksin Librazhd-Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy persona që udhëtonin me një automjet.
Ai tha se ngjarja ndodhi pak pasi kishte dokumentuar me video aktivitetin e një eskavatori që nxirrte inerte nga shtrati i lumit Shkumbin. Në kallëzimin e tij, Stafa deklaroi se automjeti e ndoqi për rreth një kilometër dhe i preu rrugën, duke e detyruar më pas të drejtohej në polici.
and then