
Pas Trossard, Beşiktaşi është pranë realizimit të një goditjeje të madhe në merkato. Klubi turk, në fakt, është shumë afër nënshkrimit me Mohamed Salah, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij me Liverpoolin dhe sapo ka përfunduar pjesëmarrjen me Egjiptin në Kupën e Botës.
Ish-lojtari i Romës është gati të firmosë një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon tjetër. Paga e tij pritet të jetë rreth 10 milionë euro në vit, plus 2 milionë euro bonuse. Aktualisht, avokati i sulmuesit ndodhet në Stamboll për të përmbyllur marrëveshjen. Megjithatë, deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar dhe raportimet për transferimin mbeten në fazën e negociatave. Megjithatë në prezantimin zyrtar të Trossard, tifozët e shumtë të “shqiponjave” të Stambollit përmes ovacioneve të shumta I kërkuar presidentit të klubit nënshkrimin me sulmuesin egjiptian. Ditët në vijim pritet të jenë përcaktuese për të ardhmen e Mo Salah.
and then