‘Vëllezërit Hysa’, ‘BE-IS’ shpk dhe ‘Ergi’ ndërpresin punimet, aksi Qafë Buall-Krastë mbetet edhe pa mirëmbajtje

Ndërprerja e punimeve për shtrimin me asfalt të aksit Qafë Buall – Krastë, për shkak se kompanitë “BE-IS” sh.pk, “ERGI” sh.p.k dhe “VËLLEZËRIT HYSA” kërkuan shtim të fondeve, ka sjellë përkeqësim të gjendjes së rrugës.

Në trasenë e re, e cila ishte hapur për t’u shtruar me asfalt janë krijuar gropa që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve dhe shoferët shprehen se prej të paktën 3 muajsh në rrugë jo vetëm që nuk shihen mjete duke punuar, por as punëtorë që kryejnë shërbime të tjera.

Projekti për ndërtimin e aksit Qafë Buall-Krasë është miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me vlerë totale 11 milionë euro, kurse rikonstruksioni nisi dy vite më parë. Sipas projektit, ndërtimi duhet të kishte përfunduar në prill të vitit 2025.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×