Vatra zjarri pranë dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke vënë në alarm shërbimet e emergjencës.

Sipas njoftimit zyrtar, sinjalizimi për zjarrin është marrë në orën 21:09, ndërsa menjëherë drejt zonës janë nisur dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse.

Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët konstatuan se zjarri kishte dy vatra aktive, të përhapura në dy kodra të ndryshme. Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, ndërhyrja me automjete zjarrfikëse është e pamundur.

Duke qenë se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, situata është vlerësuar si zjarr masiv, çka ka bërë që të angazhohet i gjithë efektivi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH).

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×