U ndalua për tejkalim të shpejtësisë, lojtari i Serie A rezulton pozitiv me kokainë

Lojtari i kombëtares australiane të futbollit, Cristian Volpato, i cili ka luajtur në Botëror, dyshohet se ka rezultuar pozitiv për kokainë pasi policia e ndaloi dy herë brenda së njëjtës natë për tejkalim të shpejtësisë në Sidnei.

Mesfushori 22-vjeçar u ndalua teksa drejtonte një BMË Coupe në Urën Anzac në orën 23:05 të së enjtes, pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi nga 86 deri në 94 km/h në një zonë ku kufiri ishte 60 km/h.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, hetimet do të vazhdojnë dhe shumë shpejt do të merret një mostër e dytë e lëngut oral për analiza të mëtejshme. Kujtojmë që Volpato luan te Sassuolo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×