Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish të fejuarën, flasin prindërit e Refit Buzit: Ishin 9 vite të fejuar! Djali i dërgonte para, 180 mijë paund…

Prindërit e Refit Buzit, autorit të ngjarjes së rëndë në Fier, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalindën dhe konfliktet që, sipas tyre, çuan në përplasjen mes familjeve.

Ata kanë deklaruar se çifti kishte qenë i fejuar për rreth 9 vite dhe se Refit Buzi i dërgonte para ish-të fejuarës gjatë kohës që punonte në Angli.

Nëna e Refit Buzit ka pretenduar se familjarët e Rozalindës i kishin marrë paratë që djali i saj dërgonte dhe nuk ia kishin dhënë më vajzës.

“Djali ia dërgonte paratë Rozalindës”, kanë deklaruar prindërit e tij, ndërsa kanë ngritur pretendime për një shumë të konsiderueshme parash.

Babai i Refit Buzit ka thënë se në konflikt është përmendur edhe një shumë prej rreth 180 mijë paundësh, për të cilën pretendon se djali i tij kishte punuar në Angli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Fier, ku Refit Buzi vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-të fejuarën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×