Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Vlorë-Llogara, zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas Policisë, rreth orës 06:10, një automjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, Ilir Haka, 52 vjeç.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me tre pasagjerët e tjerë, është transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×