
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë të një subjekti privat.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasin me inicialet A. N., banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit, ku 38-vjeçari kishte ndezur zjarr pranë magazinës me qëllim djegien e disa barishteve.
Për shkak të përhapjes së pakontrolluar të flakëve, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
and then