Aksident në një subjekt privat minerar në Bulqizë/ Minatori mbetet i bllokuar

Një aksident është regjistruar në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.

Sipas të dhënave paraprake, një minator, me inicialet I.K., ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë. Dyshohet se ai ka humbur jetën, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në vendngjarje janë nisur forcat e emergjencës dhe grupet e specializuara, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×